“Do të pranoj humbjen”, Vuçiç pret në radhë për votën: Pjesëmarrje shumë e lartë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 20:06 | Ballkani

Ish-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u zotua se do ta pranonte humbjen nëse Partia e tij Përparimtare mposhtet në zgjedhjet e së dielës.  

Duke folur për mediat pasi hodhi votën në Beograd, Vuçiç tha se priste një “pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë”, shkruan A2.

Vetë Vuçiç priti në radhë për më shumë se dy orë jashtë qendrës së votimit.

“Çfarë pres? Sigurisht, pres një pjesëmarrje të lartë. Që vullneti demokratik ipopullit serb të shprehet. Dhe, siç kam thënë gjithmonë, nëse humbasim, do tapranojmë humbjen. Nëse fitojmë, do ta lëmë gjithçka siç është. Kaq është.Rregulla shumë të thjeshta për demokracinë. Unë nuk do të jem lideri iopozitës. Do të ketë shumë parti opozitare. Më duhet të bisedoj me to. Do tëshohim nëse do të jem në opozitë apo në pushtet. Do ta shohim sonte”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos