Koronavirusi në Itali, 169 raste të reja dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 18:07 | Bota
Koronavirusi në Itali, 169 raste të reja dhe 13 viktima në 24

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 169 raste të reja me koronavirus dhe 13 viktima.

Nga dita e djeshme, bilanci i rasteve të reja ka pësuar ulje, ndërsa ai i viktimave shënon rritje (234 raste dhe 9 viktima).

Në vendin fqinj, numri i personave të prekur nga Covid-19 në total është 243 230.

Me 13 viktimat e sotme, në Itali janë shënuar 34 967 viktima që nga nisja e pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos