Shpërthim në një anije ushtarake amerikane

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 21:29 | Bota

Të paktën 11 marinarë mbetën të plagosur pas një shpërthimi në bordin e një anije ushtarake në bazën detare amerikane në San Diego, raporton CNN.

Marinarët po marrin ndihmën mjekësore pas shpërthimit të ndodhur në USS Bonhomme Richard.

Me dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët që shpërthyen në anijen ushtarake.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos