Koronavirusi në Itali, ulet numri i rasteve të reja

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 18:14 | Bota
Koronavirusi në Itali, ulet numri i rasteve të reja

Në Itali janë shënuar 114 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një rënie krahasuar me dje, kur ishin regjistruar 169 raste të reja.

Në total, personat e prekur nga Covid-19 në vendin fqinj janë 243 344.

Në 24 orët e fundit ka pasur edhe 17 viktima, shifër më e lartë sesa dje (13). Gjithsej, Italia regjistron 34 984 viktima nga koronavirusi.

Ndërkohë, 335 janë personat e shëruar ditën e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos