Tensionet Trump-Fauci, presidenti amerikan: Jo gjithmonë pajtohem me të

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 12:02 | Bota
Tensionet Trump-Fauci, presidenti amerikan: Jo gjithmonë pajtohem me

Përkeqësimi i situatës shëndetësore në Shtetet e Bashkuara po shkon paralelisht me rritje të tensioneve mes presidentit Trump dhe ekspertit kryesor për sëmundjet infektive, Anthony Fauci.

Ky i fundit ka kundërshtuar shpesh qasjen e Donald Trump ndaj pandemisë, duke kritikuar rihapjen e shpejtë të jetës ekonomike e sociale. Ndërkaq, Trump nuk është dakord me parashikimet pesimiste të virologut.

Në një memo të Shtëpisë së Bardhë, e zbuluar gjatë fundjavës, thuhej se një sërë zyrtarësh janë të shqetësuar mbi konstatimet shpesh të gabuara të Faucit. Por, ndërsa Shtëpia e Bardhë pohon se Trump dhe Fauci kanë marrëdhënie të mira pune, këshilltari i presidentit, Peter Navarro, deklaroi për CBS News se jo gjithmonë i merrte si të mirëqena këshillat e ekspertit të shëndetësisë.

Ndërkaq, vetë numri një i Uashingtonit, tha gjatë një konference për shtyp të hënën se kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Faucin, por se nuk dakordësohej gjithmonë me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos