
Në 24 orët e fundit në Kosovë, 8 persona humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije gjithashtu nga 3937 testime të kryera, 771 prej tyre rezultuan pozitive.
Ndërkohë 666 pacientë janë shëruar në ditën e fundit, për një total prej 67,731 të shëruarish, kurse numri i rasteve aktive është 11,909.
Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar mbi 81 mijë të infektuar, dhe 1752 të vdekur. (A2 Televizion)