Mbi 700 infektime të reja në Kosovë, autoritetet: Situata po rëndohet çdo ditë e më shumë

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 17:48 | Kosova
Mbi 700 infektime të reja në Kosovë, autoritetet: Situata po

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar pesë viktima me koronavirus.

Në 24 orët e fundit , janë identifikuar 704 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.291 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sakaq, 342 persona e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa mbi 11 mijë raste janë ende aktive.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 79.793 raste të infektimit. Prej tyre 1.736 persona humbur jetën.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, deklaroi se situata me pandeminë shtë duke u rënduar edhe më shumë nga dita në ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos