Koronavirusi në Shqipëri, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 16:22 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 17 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1963 testime, nga të cilat 695 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 17 persona, ndërsa 563 janë shëruar.

Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Në 24 orët e fundit paraqitet si vijon janë kryer 1.963 dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelenë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:  5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të qytetarëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         695

Të shëruar ne 24 orë      563

Të shtruar në spitale      463

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore              1.963

Testime totale           205.971

Raste pozitive            43.683

Raste të shëruara       22.180

Raste Aktive             20.581

Humbje jete              922

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11041

Fier        1612

Durrës  1349

Korçë    1122

Vlorë     1037

Shkodër  903

Elbasan   872

Lezhë    740

Berat     701

Gjirokastër  518

Kukës    434

Dibër     252 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos