Në disa qytete të vendit ka nisur dezinfektimi publik, prej ditës së martë, për të ndaluar sa më tepër përhapjen e koronavirusit Covid-19. Epidemiologët thonë se ky proces është i rëndësishëm për të mbajtur larg bakteret dhe viruset. Një nga zonat e dezinfektuara në Tiranë është edhe Pazari i Ri, si dhe vende të tjera publike në kryeqytet. Sipas ekspertëve, ushqimet nuk janë përcjellës të koronavirusit, por bëjnë thirrje për higjienë maksimale. (A2 Televizion)
Koronavirusi, nisin dezinfektimet në qytete të ndryshme
