Milano pas dekretit, rrugë bosh dhe dyndje në supermarkete

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 16:50 | Fotolajme

Njerëz që vrapojnë për të blerë një biletë autobusi, rrugë të boshatisura dhe karroca të mbushura me ushqime. Milano këtë të diel është zgjuar ndryshe nga herët e tjera, pas dekretit të kryeministrit Conte për të izoluar një pjesë të mirë të veriut të vendit, përfshi edhe kryeqendrën e Lombardisë. Sheshi Duomo ishte thuajse i boshatisur, sikurse edhe disa nga rrugët kryesore të qytetit, që zakonisht janë të mbushura me banorë vendas dhe turistë të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos