Koronavirusi, Senati kalon paketën ndihmëse 500 miliardë dollarë për ekonominë

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 08:40 | Bota
Koronavirusi, Senati kalon paketën ndihmëse 500 miliardë

Senati amerikan miratoi në mënyrë unanime paketën e re 484 miliardë dollarëshe për t’iu ardhur në ndihmë ekonomisë dhe spitaleve amerikane të dëmtuara nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar masën në Dhomën e Përfaqësuesve, për të marrë vendimin e fundit gjatë kësaj jave.

Ligji, i aprovuar njëzëri në dhomën gjysmë bosh të Senatit, u soll me nxitim menjëherë pasi liderët e Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë arritën në një marrëveshje.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta miratojë këtë ligj të enjten, i cili konsiderohet si paketa e katërt ndihmëse ekonomike për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Të gjitha këto paketa stimuluese në ekonominë amerikane kapin vlerën e 3 trilionë dollarëve.

Presidenti Trump i bëri thirrje Kongresit që ta miratojë sa më shpejt këtë masë e cila zgjeron fondet për kredi për bizneset e vogla, duke lënë ndihmë shtesë për qeveritë shtetërore dhe lokale për një projekt-ligj të mëvonshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos