Koronavirusi vazhdon të përhapet, OBSH: 10% e popullsisë së botës mund të jetë infektuar

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 20:40 | Bota
Koronavirusi vazhdon të përhapet, OBSH: 10% e popullsisë së

"Vlerësimet tona aktuale na tregojnë se rreth 10 për qind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me këtë virus”. Kështu është shprehur kreu i OBSH-së, për emergjencat, Michael Ryan, në një takim të këshillit ekzekutiv në lidhje me koronavirusin.

 Deri më tani infeksionet e konfirmuara janë rreth 35 milionë, por sipas OBSH-së ato mund të jenë 760 milionë, nga 7.6 miliardë e popullsisë.

"Fillon një periudhë e vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet, shumica e popullsisë mbetet në rrezik", paralajmëroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos