Kosovë, mbahet sot seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 07:33 | Kosova
Kosovë, mbahet sot seanca e parë e Kuvendit të dalë nga

Në Kosovë mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit me të zgjedhurit e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

“Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi”, shkruhet në njoftimin e bërë nga presidentja në detyrë e vendit, Vjosa Osmani.

58 vende përfaqësohen nga Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 19, Lidhja Demokratike e Kosovës me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.

Dita e sotme shënon edhe fillimin e ngritjes së institucioneve të reja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos