KQZ “heton” Aktiv1stin, Celibashi: Kemi një ankesë nga PD-ja, po verifikojmë pronarët e tij

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 14:38 | Politikë
KQZ “heton” Aktiv1stin, Celibashi: Kemi një ankesë nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po verifikon nëse aplikacioni Aktiv1st i Partisë Socialiste është në shkelje ligjore.

I pyetur nga A2 CNN në lidhje me këtë platformë, Komisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se në adresë të institucionit ka mbërritur një ankesë nga Partia Demokratike.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje dhe jemi duke parë, duke vlerësuar se çfarë implikon në raport me ligjin ky aplikacion dhe sjella e pronarit të këtij aplikacioni në raport me Kodin Zgjedhor. Me pjesë tjetër të legjislacionit, nuk është çështja jonë”, deklaroi ai.  

Çështja e aplikacionit Aktiv1sti u trajtua edhe nga emisioni 31 Minuta në A2 CNN ku përdorimi i tij nga administrata shtetërore kishte ngritur shqetësime jo vetëm në organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë zgjedhjet, por edhe tek partnerët ndërkombëtarë.

“Madje jemi kontaktuar edhe kemi pasur takime dhe me ambasadën amerikane e cila ka treguar një interes jashtëzakonisht shumë të madh mbi punën e bërë, jo vetëm nga gazetarë tanë, por edhe nga gazetarët e tjerë të cilët e kanë mbuluar si çështje për të parë nëse është problematike apo jo dhe nëse ka nevojë për një ndjekje të vazhdueshme”, deklaron Roden Hoxha,  

Krahas KQZ-së, ky aplikacion po verifikohet edhe nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale nëse përpunon në mënyrë të paligjshme të dhënat e qytetarëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/aktiv1st-sa-pike-ke-31-minuta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos