
Banka e Shqipërisë do të vendosë një tavan interesi në kreditë e reja konsumatore dhe hipotekare. Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë ndryshimet në rregullore, që përcaktojnë se norma efektive e interesit mund të jetë maksimalisht sa mesatarja e interesit të kredive të dhëna 6 muajt e fundit rritur me 1 të tretën.
Një vendim që prek mbi të gjitha kreditë e dhëna nga institucionet e mikrofinancës, që i kishin kërkuar Bankës së Shqipërisë që së paku të mos kategorizoheshin njëlloj me bankat, por tavani të vendosej vetëm mbi mesataren e këtij tregu.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm prek penalitetet që mund të aplikojnë bankat dhe institucionet mikrofinanciare, deri në 30% të shumës që duhet paguar. Kjo sipas Isajt, mund të ulë faktorin nxitës për shlyerjen e këtyre kredive.
Pas vendimit të Bankës së Shqipërisë, konsumatorët pritet të shohin ndryshimet përkatëse në kontratat e kredisë që do të lidhin në të ardhmen.
Prej disa muajsh, Banka Qendrore publikon rregullisht në faqen zyrtare edhe normat e interesit që aplikojnë institucionet e ndryshme, për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve që të zgjedhin alternativat më të mira. (A2 Televizion)