
Me anë të zëdhënësit, Dmitry Peskov, Kremlini reagoi sërish, këtë të hënë, për agresionin në Ukrainë, duke përsëritur edhe njëherë se Rusia është e vendosur ta çojë deri në fund “operacionin special”, siç e quajnë ata, për demilitarizimin e fqinjëve.
Peskov theksoi se rusët nuk do të qëllojnë asnjë plumb, kur Ukraina të ndërpresë operacionet e saj ushtarake.
“Ne synojmë demilitarizimin në Ukrainë. Ne do ta çojmë deri në fund këtë operacion. Por gjëja kryesore është që Ukraina të ndërpresë operacionet e saj ushtarake. Ata duhet të ndalojnë veprimet e tyre ushtarake dhe më pas askush nuk do të qëllojë”, tha Peskov.
Ndërkohë, CNN raporton se ditën e enjte në Turqi do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo. (A2 Televizion)