
Ka shkuar në 1.7 milionë numri i ukrainasve të larguar nga vendi për të shpëtuar nga luftimet e ashpra që kanë përfshirë Ukrainën prej 24 shkurtit.
Sipas UNHCR, fluksi i refugjatëve nga Ukraina është tepër i lartë dhe vlerësohet se rreth 5 milionë persona do të braktisin vendin e tyre.
Deri në këto momente, Polonia është ajo që po strehon numrin më të lartë të ukrainasve, duke mikpritur rreth 1 milion persona. (A2 Televizion)