Kritika ndaj Trump, kërcënoi të sulmonte zonat kulturore në Iran

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 13:21 | Bota
Kritika ndaj Trump, kërcënoi të sulmonte zonat kulturore në

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me një stuhi kritikash pasi kërcënoi të sulmonte zonat kulturore të Iranit. Në një kundër përgjigje ndaj paralajmërimit të Iranit se do të hakmerrej për vrasjen e gjeneralit, Qasem Soleimani, kreu i Shtëpisë së Bardhë pohoi se zonat kulturore ishin identifikuar mes 52 shënjestrave të sulmeve të mundshme.

Por organizata kulturore e OKB, UNESCO, nxitoi të theksonte se zonat në fjalë ishin të mbrojtura. Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nënshkruar konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore gjatë konflikteve.

Sulmet ushtarake që shënjeshtrojnë zonat kulturore konsiderohen krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar. Deklarata e Trump u dënua edha nga  edhe sekretari i Punëve të Jashtme në Britaninë e madhe Dominic Raab.

 “Ne kemi qenë të qartë se zonat kulturore mbrohen nga ligji ndërkombëtar dhe ne presim që kjo të respektohet”, u shpreh Raab.

https://a2news.com/2020/01/05/trump-nese-irani-sulmon-do-te-godasim-shume-shpejt-dhe-shume-rende/

Bashkëpunëtorët e Trump po përpiqen të zbusin situatën. “Presidenti Trump nuk ka thënë se do të sulmojë zonat kulturore. Lexojeni çfarë ka thënë”, deklaroi sekretari i shtetit Mike Pompeo.  

 “Ai nuk tha se do të shënjestronte zonat kulturore. Thjesht i identifikoi ato”, shtoi Kelly Anne Conway, këshilltare e presidentit.  Në Iran gjenden mbi 20 zona kulturore të mbrojtura nga UNESCO.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos