5 orë të bllokuar në avion, pasagjerët tentojnë të hapin me forcë derën e emergjencës

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 22:11 | Bota
5 orë të bllokuar në avion, pasagjerët tentojnë të

Pasagjerët e një avioni tentuan të hapnin me dhunë derën e emergjencës dhe kërcënuan se do të futeshin në kabinën e pilotëve, pasi qëndruan të bllokuar për 5 orë brenda në avion për shkak të "problemeve teknike" në aeroportin e Delhit.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, pasagjerët i thërrasin kapitenit me zë të lartë të hapë dyert ose do t'i thyejnë ato.

https://twitter.com/shukla_tarun/status/1213382279885574144

Në një tjetër video, një grua tenton të hapë derën e urgjencës me një “levë”. Ajo u largua nga ekuipazhi i avionit, të cilët më pas hapën dyert. Pasagjerët zbritën nga avioni pas 5 orëve dhe më pas u larguan në drejtim të Mumbait me një tjetër avion.

Kompania “Air India” konfirmoi se ka nisur një hetim mbi incidentin, megjithëse askush nuk është i akuzuar deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos