
Autoritetet në Ruanda kanë vendosur të forcojnë kalimet në pikat kufitare me Kongon për shkak të virusit të Ebolës që ka përfshirë këtë vend, nga i cili kanë humbur jetën 1800 persona vetëm vitin e kaluar. Disa pika kufitare janë mbyllur fare pas regjistrimit të një rasti të tretë me virusin Ebola në qytetin kufitar kongolez të Goma-s
Epidemia e Ebolës që ka përfshirë Kongon konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në historinë e vendit ku regjistrohen mbi 2700 persona të prekur. Përballja e autoriteteve më këtë sëmundje është bërë dhe më e vështirë dhe për shkak të konflikteve në rajon.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo ditë në Republikën Demokratike të Kongos regjistrohen 12 raste të reja me virusin e Ebolës. (A2 Televizion)