Tri javë më parë, qeveria shpalli emergjencën energjetike, për shkak të situatës së vështirë hidrike në vend dhe rritjes së çmimeve në nivele rekord të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Qeveria ka shpallur planin me tre pika të emergjencës, që konsiston në garantimin pa ndërprerje me energji të qytetarëve; mosndryshimin e çmimit të energjisë për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla; si dhe vendosjen e një garancie sovrane me vlerë 200 milionë euro për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për importin e energjisë nga ana e OSHEE. Ekspertët kanë artikuluar nevojën për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, si një mënyrë për të ulur varësinë nga kushtet atmosferike dhe importi. Për të folur për situatën energjetike dhe si sistemi bankar po e mbështet biznesin në projektet e tij të zhvillimit të burimeve të energjisë, i ftuar në Business News ishte Artan Sota, ekspert në njësinë mjedisore të “Procredit Bank”, një bankë që njihet në treg për përqasjen mjedisore dhe që prej vitesh ka një strukturë të dedikuar për Financimet e Gjelbra. (A2 Televizion)
Kriza e energjisë, çfarë mund të bëjnë bankat?
