Nga Nju Jorku, kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se është arritur marrëveshje në parim nga partitë e koalicionit të shumicës për krijimin e qeverisë së re. madje, është rënë dakord që ti propozohej presidentit të vendit Milo Gjukanoviçit, emri i Miodrag Lekiç, nga partia Demos, si i ngarkuar për të formuar qeverinë e re. Abazoviç tha se nuk ka një kandidat nga partia URA për kreun e qeverisë, por ambiciet i ka për disa poste ministrore, mes të cilave, diplomacinë e sigurinë. Por emri i Lekiç duket se nuk është pranuar nga kreu i shtetit. Për këtë çështje foli në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN gazetari nga Mali i Zi Gjokë Dukaj. (A2 Televizion)
Kriza politike në Malin e Zi, Dukaj: Pritet amulli, parlamenti mund të shpërbëhet me dekret të Presidentit
