Kryemadhi: LSI djeg mandatet, rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 18:13 | Politikë
Kryemadhi: LSI djeg mandatet, rruga e vetme për të rikthyer shtetin e

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi zyrtarisht se partia e saj do t’i bashkohet partive të tjera opozitare në djegien e mandateve.

Sipas Kryemadhit,  vendimi merret “për të garantuar një proces të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme”, duke vlerësuar me shqetësim, ndër të tjerat, “gjendjen ekonomike dhe mungesën e vullnetit për rikthimin e dialogut”.

 Për këtë arsye, “Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e se drejtës dhe legjitimitetin e qeverisjes përmes votës së lirë. Prandaj, Grupi Parlamentar, vendosi djegien e mandateve dhe mandatoi Kryetaren e LSI për të ndërmarrë të gjithë hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos