Kryeministri kritikon kryebashkiakët, i pakënaqur me menaxhimin e financave, paralajmëron ndëshkim

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 15:33 | Politikë
Kryeministri kritikon kryebashkiakët, i pakënaqur me menaxhimin e

Autonomia vendore ishte një ndër parimet kryesore të deklaruara gjatë hartimit të reformës territoriale, ku 308 komuna dhe 65 bashki, u shkrinë në vetëm 61 bashki. Ideja ishte që shërbimet për qytetarët të ofroheshin nga pushteti vendor, për shkak të njohjes më të mirë të nevojave që ka secili komunitet.

Sot, diku prej peshës së këtyre borxheve, diku prej paaftësisë së pushtetit vendor për të mbledhur të ardhura shtesë, ky parim i autonomisë vendore po cenohet, me qeverinë të gatshme të marrë përsipër sërish administrimin e shoqërive të ujësjellësve, ndarjen e bregdetit, dhe së fundmi sipas deklaratës së kryeministrit edhe kompetencën për hartimin e buxheteve vendore, ku prefektët e qarqeve nuk do të miratojnë buxhetet që nuk garantojnë stabilitetin financiar të bashkive.

Bashkë me pushtetin e ri që i dha reforma e vitit 2014, bashkive iu shtuan funksione si menaxhimi i ujësjellës-kanalizimeve, mirëmbajtja e rrugëve, shërbimi zjarrfikës, strehimi social, etj. Bashkitë trashëguan edhe shumë borxhe të komunave, të cilat që në fillim penalizuan aftësitë e tyre paguese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos