Kryen mbi 200 mijë tamponë në Itali, 14.7% e tyre pozitivë, rriten viktimat

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 17:59 | Bota
Kryen mbi 200 mijë tamponë në Itali, 14.7% e tyre pozitivë,

Vijojnë të jenë shqetësuese të dhënat që vijnë nga Italia përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 215 mijë tamponë të kryerë në ditën e fundit, 31, 758 prej tyre rezultuan të prekur me koronavirus, ose e thënë ndryshe 14,7% e testimeve.

Një rritje shënoi në 24 orët e fundit dhe bilanci i viktimave, ku 297 persona të tjerë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 38,618.

Aktualisht në terapitë intensive po marrin ndihmë 1843 pacientë, ndërsa në reparte e tjera ndodhen dhe 972 të shtruar. Rajoni me më shumë raste të reja vijon të jetë Lombardia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos