Pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, autobusi i skuadrës së Tiranës është goditur me gurë nga tifozët vendas.
Fotot tregojnë xhamin e thyer të autobusit të bardhebluve, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga lojtarët apo stafi i ekipit.
Tirana fitoi 2-0 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, me gola të Halilit dhe Ngoo. (A2 Televizion)