Kukësi ndalet nga Laçi, -5 nga kreu

Nga A2 CNN
26 Janar 2019, 16:41 | Futboll
Kukësi ndalet nga Laçi, -5 nga kreu

Me emra të mëdhenj të afruar, por me gjysmë hapi fals: kjo është mënyra si e nisi kampionatin Kukësi. Skuadra e trajnerit Cungu u frenua në barazim 0 me 0 nga Laçi, në një ndeshje ku nuk munguan rastet për shënim, por që riktheu edhe dhunën në stadiume, me tifozët që goditën me sende të forta asistentin Denis Rexha.

Edhe pse momenti i minutës së 62-të mund të shoqërohej me ndërprerjen e ndeshjes, arbitri Hamiti vijoi lojën.

Në fund ekipet u ndanë në barazim pa gola, me Kukësin që humbet terren dhe tashmë e sheh veten në 5 pikë distancë nga kryesuesit e Partizanit.

Pas kësaj ndeshjeje, blutë rrezikojnë edhe vendin e dytë, sepse me një fitore të dielën ndaj Flamurtarit, aty do të ngjitej skuadra e Teutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos