Vetëm pak orë pasi prishi me mirëkuptim kontratën dhe u largua nga Vlora, ish-kapiteni i Flamurtarit Tomislav Busiç ka nënshkruar me Teutën, e cila vetëm një orë më parë ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me kroatin.
Klubi durrsak e kërkonte prej kohësh 33-vjeçarin dhe po pritej vetëm prishja e kontratës me Flamurtarin për të mbyllur në letër akordin e arritur në parim.

Përveç një shkëputjeje njëvjeçare në Malajzi, Busic ka qenë pjesë e kampionatit shqiptar prej vitit 2013, ndërsa prej sezonit 2016-2017 luante me kuqezinjtë, ku në 72 ndeshje ka realizuar 22 gola.
Sulmuesi 32-vjeçar është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shkëmbi dhe pritet të jetë gati të debutojë në kampionat. Për koincidencë, ndeshja e parë e Bushiç me Teutën do të jetë ajo e së dielës, kundër Flamurtarit, ekipit ku deri më tani mbante edhe shiritin e kapitenit. (A2 Televizion)