Prej koncertit madhështor të Enrique Iglesias, tek netët me ritmet e flamengos dhe me shefat e mirënjohur të gastronomisë, java spanjolle sjell në Tiranë një kalendar të pasur artistik. Një nga emrat më të mirë në kitarë ka mbërritur në Tiranë për të interpretuar. Ai është Hosé María Gallardo Del Rey, i cili vinte për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, për të marrë duartrokitjet e publikut, që ka shijuar lojën e tij muzikore. Këto dhe mjaft zhvillime të tjera kulturore, na i sjell gazetarja Luela Myftari. (A2 Televizion)
Kultura në një javë: Nga koncerti i Enrique Iglesias në Tiranë te festivali muzikor në Porto Palermo
