Balla akuzon: Berisha i vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 15:18 | Politikë

Balla akuzon: Berisha i vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, akuzoi Partinë Demokratike dhe deputetët e saj se janë nxitës së zjarrvënies te Ministria e Arsimit të mërkurën.

Duke publikuar një video ku shihen deputetët Klevis Balliu dhe Luçiano Boçi teksa flasin me një të ri, Balla thotë se ata qëndrojnë pas veprimeve të dhunshme.

“Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Zjarri mban emrin Sali Berisha. Me studentët Qeveria është gjithmonë derëhapur të ulet dhe të flasë. Dhunën po e bëjnë jo-studentët! Por ngelësit për pushtet”, shkruan Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos