
Sot do të luhen ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë, ku në fushë do të zbresin dhe skuadrat e mëdha të Kategorisë Superiore.
Partizani, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, do të kërkojë të bëjë detyrën në Elbasan, ndaj Orikut.
Nga ana tjetër, Tirana duket që e ka të siguruar kalimin më tej përballë Veleçikut, që pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë dhe për këtë tekniku Orges Shehi do t’i japë mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak.
Vllaznia ka një detyrë të vështirë përballë Flamurtarit, pasi vlonjatët i përmbysën 2-1 në sfidën e parë.
Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu përballet me Maliqin, Kukësi-Labëria dhe Erzeni- Turbina. (A2 Televizion)