“E kam vendosur prej kohësh: që kurrë nuk do të ecë nën hijen e dikujt tjetër. Nëse dështoj apo korr sukses, të paktën do të jetojë ashtu siç unë besoj se duhet jetuar!” - Whitney Houston (vdiq 11 shkurt 2012 – 49 vjeç) Whitney Houston është vlerësuar nga Libri i Rekordeve të Guinness, si interpretuesi më i shitur i të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë 2 Emmy Awards, 6 Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj, me më shumë se 170 milion albume të shitura. Albumi i saj i vitit 1985, u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Whitney Houston vdiq më 11 shkurt 2012, në moshën 48 vjeçare. Ajo u gjend në dhomën e hotelit Hilton prej truprojës së saj. Lajmi i vdekjes së këngëtares, një ditë para Grammy Awards 2012, u transmetua në mbarë mediat botërore. (A2 Televizion)
“Kurrë nuk do të ecë nën hijen e dikujt tjetër”
