Deputetja e PS: Pse erdha në SPAK

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 11:49 | Politikë

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Mila konfirmoi se ka dhënë dëshminë e saj, duke theksuar se paraqitja në organet e drejtësisë lidhet me përgjegjësinë publike dhe politike.

Ajo deklaroi gjithashtu se ndaj saj është hedhur baltë nga ajo që e cilësoi si “politika e vjetër”, ndërsa shprehu bindjen se dëshmia e dhënë do t'i japë fund, sipas saj, sulmeve ndaj figurës së saj.

“Sa i përket pranisë sime këtu, në organet e drejtësisë, nuk vihet vetëm për ato që i keni me shumë qejf t'i deklaroni, vihet për një përgjegjësi publike, një përgjegjësi politike. Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër. Ky është një moment shumë i mirë për të treguar dinjitetin tim. Ka një sekret hetimor, jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time dhe kam përshtypjen që ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Sa herë SPAK-u dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë, edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme", tha Mila. 

"Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, u shpreh deputetja socialiste për mediat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos