Kurti: Ramën e takova dhe në Dhërmi, por nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 16:57 | Politikë
Kurti: Ramën e takova dhe në Dhërmi, por nuk biem dakord për

Në një deklaratë për gazetarët pas takimit të sotëm në Tiranë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i prerë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai theksoi se edhe në takimin me Merkel është konfirmuar se Procesi i Berlinit është i mjaftueshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Rama, duke theksuar se e vetmja pikë ku nuk ka kompromis është pikërisht Ballkani i Hapur. Kurti përmendi se takohet shpesh me kryeministrin Rama.

“Me Ramën takohemi në çdo samit e konferencë. Hera e fundit ishte para dy javësh në Slloveni. Jemi takuar në Tiranë dhe në Dhërmi. Nuk biem dakord me Ballkanin e Hapur. Unë mendoj se nuk është nismë për shqiptarët e Kosovës, për gjërat e tjera ne diskutojmë”, tha Kurti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/14/kritikat-e-rames-ndaj-kosoves-reagon-albin-kurti-se-di-per-cfare-teorie-konspiracioni-eshte-fjala/
https://a2news.com/2021/09/14/koke-me-koke-me-merkel-kurti-procesi-i-berlinit-ska-nevoje-per-variante-alternative/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Latest Videos