Kurz uron Ramën: Do të bashkëpunojmë për pandeminë, ju mbështesim për integrimin

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 13:37 | Politikë
Kurz uron Ramën: Do të bashkëpunojmë për

Një tjetër urim nga ndërkombëtarët ka marrë sot kryeministri Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Është kryeministri austriak Sebastian Kurz, i cili përmes një postimi në Twitter ka uruar kreun e qeverisë shqiptare dhe shprehet se mezi pret që të forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërkohë që shpreh mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Urime Edi Ramës për fitoren e radhës të zgjedhjeve parlamentare. Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e COVID-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t'i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/sebastiankurz/status/1387722117534392325

A2 CNN Livestream

Latest Videos