Votat preferenciale, zbuloni kandidatët më të votuar në të gjithë Shqipërinë

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 11:11 | Politikë

Klikoni këtu për rezultatet në kohë reale.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votat preferenciale të kandidatëve për deputet janë numëruar në 7 nga 12 qarqe, deri në orën 11:00, pasi në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan numërimi vijon ende.

Taulant Balla rezulton, deri në orën 11:00, si kandidati për deputet më i votuar deri tani në Shqipëri. Sipas të dhënave nga numërimi i votave preferenciale, Balla, i cili kandidoi në qarkun e Elbasanit, ka grumbulluar mbi 21 500 vota, më shumë se kushdo tjetër në vend.

Në këtë qark, kandidati më i votuar nga lista e Partisë Demokratike është Luçiano Boçi, me më shumë se 11 mijë vota.

Në Qarkun e Tiranës, radhët e socialistëve i kryeson Fatmir Xhafaj, i cili fitoi mandatin e deputetit duke thyer herësin e vendosur nga partia. Deri tani, ai ka grumbulluar mbi 12 500 vota, ndjekur nga Belinda Balluku me mbi 12 400 vota dhe Ornaldo Rakipi me mbi 11 600 vota.

Listën e PD-së në këtë qark, e kryeson Lulzim Basha me 12 200 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me mbi 10 mijë vota.

Në Shkodër, Tom Doshi rezulton kandidati më i votuar, me 7886 vota, i ndjekur nga Paulin Sterkaj me 7335 vota, dhe Bardh Spahija me 7219 vota.

Mësoni të gjithë kandidatët më të preferuar qark pas qarku, në kohë reale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos