La Teksasin e ngrirë për plazhet e Meksikës, nuk kanë fund memet për senatorin amerikan

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 13:34 | Fotolajme

Ted Cruz, ish-kandidat brenda republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara dhe senator i Teksasit, është detyruar të kërkojë falje për udhëtimin e tij në Kankun të Meksikës, për plazh, ndërkohë që votuesit e tij po përballeshin me vështirësi të jashtëzakonshme për shkak të të ftohtit. “Që në momentin që zbrita në aeroport fillova të kisha mëdyshje, por ma kishin kërkuar vajzat këtë udhëtim. E kuptoj pse njerëzit janë të mërzitur”, tha Cruz. Përveç kritikave, senatori republikan është bërë edhe personazh kryesor në meme të pafundme, pasi fotot e tij me valixhe në aeroport u publikuan në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos