Lajm i keq për Milanin, Ibra mungon ndaj Liverpool

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 14:18 | Futboll
Lajm i keq për Milanin, Ibra mungon ndaj Liverpool

Lajm i keq për Milanin në prag të debutimit në Champions League. Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpool.

Sulmuesi suedez, gjatë stërvitjes së fundit, ka pasur një problem në tendinën e Akilit dhe stafi mjekësor ka vendosur që të mos udhëtojë me ekipin.

Kështu, duket e sigurt përfshirja në formacionin titullar të Olivier Giroud, i cili u shërua nga Covid-19 përpara disa ditësh.

Ibra u kthye të luajë për Milanin të dielën, pas disa muajve mungesë aktiviteti për shkak të dëmtimit në gju dhe operacionit që pasoi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos