Vetëm 3 ndeshje në Serinë A, shkarkohet trajneri i parë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 10:30 | Futboll

Pas tre ndeshjesh, të humbura ndaj Sassuolos, Interit dhe Bolognas, trajneri i Veronës, Eusebio Di Francesco, është shkarkuar nga drejtuesi t klubit.

Di Francesco iu bashkua skuadrës gjatë verës, për të zëvendësuar Juric, por rezultatet e dobëta kanë bërë që aventura e tij të mos zgjasë shumë.

Ky është shkarkimi i tretë radhazi për Di Francescon. Më parë, është hequr nga puna kur drejtonte Romën, Sampdorian dhe Cagliarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos