Countach, supermakina ikonike e markës Lamborghini, do të kthehet sërish. Marka italiane konfirmoi lajmin, duke thënë se prezantimi i versionit të ri do të bëhet brenda pak ditësh.
Lamborghini Countach “lindi” 50 vite më parë dhe për të kujtuar këtë eveniment, marka ka vendosur që të krijojë një version modern të makinës ikonike, të njohur në të gjithë botën.
“Ne i bëjmë ëndrrat realitet. E bëmë këtë gjë me klasiken Countach në vitet ’70 dhe do ta bëjmë sërish, me Lamborghinin e ri Countach që do të vijë së shpejti”, lexohet në rrjetet sociale të markës italiane.
Mendohet se prezantimi do të bëhet në 15 gusht, në Festivalin Pebble Beach të Kalifornisë. (A2 Televizion)
Lamborghini Countach origjinal Lamborghini Countach u prezantua në vitin 1951 Lamborghini Countach është prodhuar në më pak se 2000 ekzemplarë Lamborghini Countach konsiderohet një nga supermakinat më të mira në histori