Një nga simbolet e teknologjisë automobilistike dhe dizajnit dha lamtumirën pas 81 vitesh. Prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen” nxori nga fabrika në Puebla të Meksikës, modelin e fundit ikonik “Beetle”, me kompaninë që tashmë mbetet e fokusuar tek modeli SUV, një nga automjetet më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregu më i madh për eksportet e automjeteve.
Nga fabrika në Puebla u prodhuan 3642 automjete të reja dhe të fundit Beetle dhe Beetle Cabriole. Këto modele janë prodhuar ekskluzivisht në këtë fabrikë që prej vitit 1997.



Në festivalin e Woodstock, 1969. 
Beettle Festival në Izrael 
26 Maj 1938, Adolf Hitler flet në ceremoninë e përurimit të Volkswagen. 

Modeli i fundit Beetle 
Linsey Lohan në filmin Herby: Full Loaded 
Herby, protagonist i filmit Disney "The Love Bug" 
Një makinë "e pavdekshme" 
Protagonist i piknikut amerikan 
Hitleri provon "makinën e popullit" 
Makina e 1000, tashmë në Gjermaninë e liruar nga angloamerikanët 
Pullë gjermane 
Periudha Hippie, të cilës Bettle ishte një simbol 
Makina e fundit e prodhuar, në Puebla të Meksikës 
Beetle u shndërrua në makinën e popullit gjerman në vitet '40
VW Beetle u bë ikonë botërore, kur në vitin 1938 Ferdinand Porsche ja prezantoi një model të tillë Adolf Hitler. Duke qenë e përballueshme, e vogël dhe komode, ajo u bë makina më e preferuar dhe e përdorshme për gjermanët ndër vite, duke u njohur edhe si “makina e popullit”.
Në 1949, makinat nisën edhe të eksportohen, veçanërisht në SHBA, ku frymëzojë edhe një film shumë të famshëm të kolosit Disney, “The Love Bug”, ku personazhi Herby ishte pikërisht një Bettle me emocione tërësisht njerëzore.
Deri në 1955 ishin prodhuar më shumë se një milionë makina dhe ajo vazhdoi, të paktën për disa kohë, të ishte makina më e shitur në botë, simbol i kulturës pacifiste të "hippie". Jo keq, për makinën që duhet të ishte simbol i një regjimi totalitar. (A2 Televizion)
