Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 13:51 | Aktualitet

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55

Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, deklaroi në Korçë se 7 efektivë policie janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas protestave të fundit. Gjatë një takimi në Korçë për parandalimin e trafikimit të fëmijëve, ajo tha se 4 persona të tjerë janë nën hetim, ndërsa janë depozituar 55 ankesa nga qytetarë që pretendojnë se policia ka tejkaluar kompetencat.

Caka pranoi se gjatë protestave ka pasur raste kur policia ka ndërhyrë në mënyrë proporcionale, por edhe raste kur ka tejkaluar detyrën. Ajo siguroi se të gjitha ankesat do të shqyrtohen dhe qytetarët do të marrin përgjigje.

Sa i përket publikimit të të dhënave të protestuesve nga kryeministri, zëvendësministrja theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve për personat me të cilët përfshihen në protesta. Ajo shtoi se personat me precedentë penalë kanë të drejtë të protestojnë, por jo të përdorin dhunë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos