Ndëshkohen 6 deputetë të PD! Bllokuan foltoren, tentuan të godasin: Përjashtohen 60 ditë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 13:37 | Politikë

Të enjten për gati një orë seancë, parlamenti u përfshi nga konflikte të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Flamur Noka madje tentoi në një përplasje fizike me Taulant Ballën.

Reagimi i së majtës ishte i menjëhershëm me kërkesën për të përjashtuar nga Kuvendi 20 deputetë të së djathtës. Si motiv u dha përplasja fizike, bllokim i foltores, ofendim dhe sharje ndaj socialisteve, dhunim i mjeteve si mikrofone dhe kartat e votimit.

Komisioni i Etikës zhvilloi diskutimet online, por pa pjesëmarrjen e demokratëve. Në përfundim u njoftua penalizimi me 60 ditë të 6 deputetëve demokratë, që tashmë nuk do të jenë pjesë as e diskutimeve në komisione por dhe as në seanca.

Sa u përket 14 të tjerëve, socialistët bënë të ditur se rrëzuan kërkesën për ti përjashtuar me nga 10 ditë.

Të enjten shumica parlamentare ndërpreu diskutimet pas reagimit të opozitës ndërsa projektligjet që ishin në rendin e ditë u miratuan mes protestës në sallë.  

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos