“Largohu, largohu...”, studentët nuk pranojnë deputetin demokrat

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 10:52 | Aktualitet
“Largohu, largohu...”, studentët nuk pranojnë deputetin

Përveç studentëve te Fakulteti i Drejtësisë edhe të Fakulteti i Ekonomisë situata është e tensionuar dhe studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar.

Madje ditën e sotme janë shënuar edhe dy incidente mes studentëve dhe forcave të rendit. Studentët tentuan të pengojnë hyrjen ë administratës dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke pasur edhe përplasje fizike me studentët.

Përveç policisë, studentët u përplasën edhe me deputetin e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, të cilit i kërkuan të largohej kur ai shkoi te Fakulteti i Ekonomisë.

https://youtu.be/JcMHPwF89zo

“Largohu, largu”, ishin thirrjet e studentëve, të cilët nuk duan që protesta e tyre të politizohet, duke e detyruar deputetin të largohej nga ambientet e Fakultetit të Ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos