
Studentët vijojnë protestën e tyre edhe gjatë ditës së premte. Ata janë ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomikut.
Ata nuk tërhiqen edhe pse gjatë orëve të natës, policia ka tentuar t’i nxjerrë me forcë nga ambientet e fakulteteve.
Brenda Fakultetit të Drejtësisë nuk janë vetëm studentët të ngujuar brenda ambienteve të leksioneve dhe të seminareve, por janë futur edhe forca të shumta të rendit, të cilat mësohet se janë thirrur nga titullari.
Studentët thonë se 100 të ngujuar. Ata kanë bllokuar edhe hyrjet dhe dalje e fakultetit të Drejtësisë. Studentët kanë thënë se do të vijojnë ngujimin deri ditën e diel.
Ndërkohë, te Fakulteti i Ekonomikut janë shënuar edhe dy incidente këtë të premte mes studentëve dhe forcave të rendit. Studentët tentuan të pengojnë hyrjen ë administratës dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke pasur edhe përplasje fizike me studentët. (A2 Televizion)