Leo Messi “mbërrin” në… Tiranë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 13:44 | Futboll

Një anë e konviktit të studentëve të mjekësisë në Tiranë është mbuluar me një mural të Leo Messit.

Kjo është vepër e piktorit argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili po merr pjesë në “Tirana MuralFest 2023” dhe vendosi që të pikturonte idhullin e tij dhe një nga futbollistët më të dashur në botë.

Në muralin me përmasa 25x10 metra, Messi shihet me fanellën e Argjentinës, duke buzëqeshur.

Piktori Bagnasco ka bërë muralin e Diego Maradonës në Napoli, Majemi dhe disa vende të tjera të botës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos