“Lëvizje që mund t’i kushtojë Ramës.” Pse nuk u shkarkua Ahmetaj nga Grupi Parlamentar i PS-së

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 22:10 | Aktualitet

Producenti i politikës në A2 CNN, Indrit Maraku shpjegon përse kryeministri Edi Rama nuk e ka shkarkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ish-zëvendëskryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj. “Tahiri dha dorëheqje nga grupi parlamentar me vullnet vetëm në momentin kur kishte arritur një dakordësi me partinë e tij që do ta mbronte. Ky është dallimi se përse largimi me shkarkim apo me përjashtim nga Grupi Parlamentar është një lëvizje që mund t’i kushtojë socialistëve, sidomos Ramës, duke marrë parasysh që Ahmetaj ka qenë një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Kjo është arsyeja pse Arben Ahmetaj nuk shkarkohet nga Grupi Parlamentar.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos