Rama zëvendëson Gjiknurin me Klosin, Bledi Çuçi emërohet kreu i Grupit të PS

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 19:36 | Aktualitet

Gazetarja e A2CNN, Fjorela Beleshi, e cila ndoqi nga afër punimet e Asamblesë bëri me dije se dy vendime të rëndësishme janë marrë gjatë mbledhjes. Një prej tyre është emërimi i ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi si kryetar i Grupit Parlamentar të PS, duke realizuar kështu një ndërrim “kokë më kokë” me Taulant Ballën. Lëvizja tjetër, është shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, detyrën e të cilit do ta kryejë deri në shtator Blendi Klosi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos