
Komandanti më i lartë i NATO-s e paralajmëroi Rusinë se forcat e saj do të shkatërronin "çdo gjë" nëse Moska do të niste një sulm në territorin e aleancës.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Alexus Grynkewich, deklaroi se Aleanca nuk kërkon konflikt me askënd, por do të luftojë nëse sulmohet. Ai theksoi se karakteri mbrojtës i NATO-s nuk duhet interpretuar si dobësi.
“NATO nuk kërkon luftë me askënd. Por askush të mos e ngatërrojë faktin që NATO është një aleancë mbrojtëse me një dobësi. Nëse dikush është aq i çmendur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë. Shkurt, ne do të sigurohemi që çdo sulm kundër aleatit tonë të jetë plotësisht i kotë”, tha Komandanti Suprem i NATO-s Alexus Grynkeëich, duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë.
Grynkeëich, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, i bëri komentet e tij në një kohë tensionesh në rritje midis kombeve evropiane dhe Rusisë.
Qeveritë evropiane e kanë akuzuar Moskën për përshkallëzimin e një fushate sabotimi, ndërhyrjesh me dronë dhe sulmesh kibernetike kundër tyre dhe Rusia paralajmëroi muajin e kaluar se do të përdorte armë bërthamore nëse NATO do të përpiqej të shkëpuste enklavën e saj të Kaliningradit.
Në fjalimin e tij në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Grynkewich nuk e përmendi Rusinë me emër, por mesazhi i tij ishte qartësisht i drejtuar Moskës. Koncepti Strategjik i NATO-s për vitin 2022 e përshkruan Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm për sigurinë e aleancës. (A2 Televizion)