
Janë të shumta reagimet e liderëve europianë dhe jo vetëm për sulmin terrorist në Vjenë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur afërsinë e tij me Austrinë, duke shtuar se “kjo është Europa jonë. Armiqtë tonë duhet të kuptojnë se kush jemi. Nuk do të dorëzohemi kurrë. Pas Francës, një tjetër vend mik është i sulmuar”.
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel foli për “një akt burracak, që cenon vlerat njerëzore. Jemi të gjithë me Austrinë”.
Edhe presidenti shqiptar Ilir Meta ka shprehur ngushëllimin e tij për ngjarjet austriake. “Një akt që lë pa fjalë nga Vjena. Mendimet tona shkojnë për familjet dhe viktimat e Vjenës. Qëndrojmë krahas Austrisë dhe aleatët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit”. (A2 Televizion)